|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Kosova me kuotë të posaçme në llotarinë e vitit 2008, DV-2010 Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe pasaportës së Kosovës, pa asnjë vonesë ka përfshirë në listën e vendeve përfituese të Green Card-ës edhe shtetin më të ri në botë, Kosovën. Ky do të jetë viti i parë i ndarjes së një kuote të posaçme për kosovarët që vendosin të marrin pjesë në llotarinë amerikane për Green Card. Ky vendim i Qeverisë Amerikane do të rezultoi përfundimisht në rritje të numrit të kosovarëve që fitojnë në llotari, meqenëse nga ky vit kosovarët nuk do të jenë pjesëmarrës të llotarisë më të madhe në botë si shtetas të Serbisë, por shtetas të Kosovës. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë lojtarët kosovarë, meqenëse shanset për të fituar në llotarinë amerikane do të jenë më të mira. Me fat! “Green Card Support Service” do të vazhdoj me profesionalizëm të procesoj aplikacionet e kosovarëve këtë vit, për të evituar diskualifikimin e lojtarve nga llotaria për shkak të dështimit të mbushjes së saktë dhe sipas kërkesave të aplikacioneve. Shënohet përvjetori i katërt i hapjes së zyrës “Green Card Kosova” Më 19 shtator 2008 u bënë katër vite të punës së agjensionit “Green Card Kosova”, në Prishtinë. E hapur në vitin 2004 për të ofruar shërbimet e zyrës “Green card Support Service” me seli në Luzern të Zvicrrës, agjensioni në Kosovë ka shënuar rezultate të kënaqshme. Për katër vite me rradhë detyrat kryesore të agjensionit “Green Card Kosova” kanë qenë: procesimi i aplikacioneve për pjesëmarrje në llotarinë vjetore për ndarje të Green Card-ës nga Qeveria Amerikane (mbushja e formularëve, marrja dhe përgatitja e fotografive dhe dërgimi i informatave në llotari në mënyrë elektronike), informimi me kohë i klientëve mbi ecurinë e llotarisë (njoftimi përmes postës së rregullt i pjesëmarrjes në llotari – postimi i çertifikatës për pjesëmarrje), njoftimi për rezultatet e llotarisë (njoftimi përmes postës së rregullt i të gjithë klientëve, fitues dhe jo-fitues), mbështetja juridike për fituesit e llotarisë (plotësimi i formularëve zyrtar të Qeverisë Amerikane për përmbushje të kushtit për ftesën për intervistë pas përzgjedhjes fitues), mbështetja në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për intervistim (përputhjen me një sërë kërkesash të shtetit amerikan që parashihen të plotësohen nga klientët pasi të përzgjedhen fitues), caktimi dhe ri-caktimi i intervistave në Ambasadën Amerikane në Shkup, si dhe në shumë raste klientët që nuk kanë patur mundësi të sigurojnë garancionet e kërkuara nga Amerika për lëshimin e Green Card-ës së fituar (një nga kushtet themelore), ju është ofruar mbështetje për të siguruar të njëjtat garancione përmes ndërlidhjes me fitues të mëhershëm dhe vullnetar që ndihmojnë në këtë fushë (shtetas amerikan ose posedues të Green card-ës që jetojnë në SHBA). Të gjithë klientët kanë patur çasje non-stop në web-faqen e zyrës, në këndin kushtuar atyre, ku përherë kanë patur nën kontroll statusin e tyre në llotari dhe kanë bërë ndryshimet e nevojshme në procesin e aplikimit (kurdo që është paraqitur nevoja për një gjë të tillë). Deri tani, mbi 300 kosovarë janë përzgjedhur fitues të Green Card-ës Amerikane përmes pjesëmarrjes në këtë llotari nga agjensioni ynë. Shumica e tyre kanë filluar jetë të reja në shtete të ndryshme amerikane. “Green Card Kosova”, agjension privat dhe plotësisht
i pavarur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, do të vazhdoj edhe
në të ardhmen të ofroj shërbimet e saja për
klientët e interesuar në këtë fushë, si dhe
të ofroj informata të shumta mbi ndryshimet në Ligjet
Amerikane që kanë të bëjnë me migrimin dhe vizat
e udhëtimit për në SHBA. Mbi të gjitha, çdo
gjë ofrohet në gjuhen shqipe dhe me zyrë të hapur
për këshillime dhe informim të përhershëm për
klientë dhe të interesuar. Të gjitha këto me çmimet
më të ulta në rajon dhe më gjerë, krahasuar
me çmimet që agjensionet e ngjajshme kudo në botë i
aplikojnë për klientët e tyre. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin shteti i dytë në botë që njohën shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Vendimi u kumtua më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Zyra ndërlidhëse e SHBA-ve në Prishtinë tashmë është shëndrruar në Ambasadë të SHBA-ve në Kosovë dhe Ambasadore e parë e shtetit amerikan në Kosovë është emëruar znj. Tina Kaidanow. Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë njohur edhe zyrtarisht pasaportën e Kosovës dhe kanë filluar me vendosjen e vizave amerikane në dokumentin zyrtar të shtetit të Kosovës. Këto zhvillime do të ndikojnë tejet pozitivisht në sferën e lëshimit të vizave për kosovarët, si dhe në të gjitha fushat e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Risi për llotarinë DV-2010 Të gjithë pjesëmarrësit e llotarisë së këtij viti, DV-2010, për herë ta parë përveq mundësisë së kontrollimit të statusit online në faqen tonë të internetit, do të mund të bëjnë këtë gjë edhe në web-faqën zyrtare të Qeverisë Amerikane dedikuar llotarisë amerikane. Kjo është bërë e mundur nga Qeveria Amerikane dhe do të shërbej për informim me kohë të të gjithë pjesëmarrësve në llotari mbi ecurinë e llotarisë, gjegjësisht rezultatit në janë fitues ose jo të llotarisë së këtij viti. Më shumë detaje rreth kësaj risije do të publikohen në faqen tonë të internetit sapo të njëjtat të jenë publike. Përveq web-faqes, të gjithë klientët tanë të llotarisë do të mund të marrin informata shtesë rreth risisë në info@usakosova.com apo duke telefonuar në 044 151 335. Ndryshon struktura e emigrantëve të SHBA-ve Hulumtimet e fundit tregojnë që përbërja e banorëve më të rinjë të SHBA-ve ka ndryshuar nga pionerët evropian që vunë themelet e kombit amerikan në ditët e para të saj, në migrantë hispanik dhe aziatik, të cilët janë duke kontribuar me shkathtësitë dhe talentin e tyre në ekonominë më të madhe botërore. Statistikat e Departamentit Amerikan për Shtetësi dhe Migrim detajizojnë këtë ndryshim dhe nënvizojnë ndikimin në rritje që është duke patur në kombin amerikan migrimi dhe shtetësia. Migrimi vazhdimisht, por ngadalë, ka ndryshuar përbërjen demografike të SHBA-ve. Nga vitet e ’60-ta e tutje, origjina e atyre që kanë migruar në SHBA ka ndryshuar nga Evropa në Azi dhe Amerikën Latine. Ky trend i ndryshimeve demografike në SHBA do të vazhdoj edhe në dekadat në vijim. Pritet që deri në vitin 2050, një në katër amerikanë të ketë origjinë hispanike. Mirëpriten mbi 39,000 banorë të rinj amerikan gjatë javës së Kushtetutës Amerikane Më shumë se 39,000 individë kanë fituar shtetësinë amerikane
gjatë mesit të muajit shtator gjatë ceremonisë së USCIS
të organizuar për të shënuar javën e Kushtetutës
amerikane. Ceremonitë e “natyralizimit” në mes
të 17 dhe 23 shtatorit 2008 janë mbajtur për të shënuar
17 shtatorin e vitit 1787, ditë kur është nënshkruar
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre
ditëve përfituesit kanë qenë të shumtë dhe
të shtrirë nga St. Albans, Vermont (20 aplikantë) deri
në Fenway Park në Boston (rreth 3,000 aplikantë). Lajme Viza pėr SHBA Më në fund
edhe në Kosovë! Kujdes!: Fitues
të lotarisë Çmime të reja për aplikacione nga USCIS InfoPass lansuar me sukses Aplikacione tjera përmes interneti Ripërtërirja e vizave në SHBA nuk është më e
lejueshme Koha maximale prej 6 muajsh për procesim aplikohet
nga USCIS Ligj i ri mbi Lotarinë “Green Card” USCIS pranon kredit-kartat INS nuk ekziston më Aplikacione online në BCIS Presidenti Bush iu uron edhe më tutje mirëseardhje të huajve
|
|||||||||||||||||||||||||